Anëtari i Këshillit Bashkiak, Tedi Blushi, po tenton të futet me forcë në ambientet e bashkisë Tiranë.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, Tedi Blushi ka hipur sipër policëve dhe me flamurin në dorë, tenton të afrohet pranë hyrjes së bashkisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Protesta para bashkisë së Tiranës, e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Teatrin eskaloi edhe sot në episode të dhunshme.

Më herët protestuesit hodhën bomba molotov para bashkisë, ndërsa pati përplasje mes policëve dhe pjesëmarrsve në protestë.

Ndërkohë këshilltarët e opozitës po kërkojnë mënyrë për të hyrë brenda ambienteve të bashkisë për mbledhje.

Ata kërkojnë që të futen në godinë duke i bërë thirrje policisë që të lirojnë rrugën.

Protesta para bashkisë bëhet lidhur me dosjen “5D”, ku SPAK nisi hetimet për disa ish-zyrtarë dhe drejtorë të cilit kishin abuzuar me postin e tyre.

Kjo është protesta e katërt në radhë që zhvillohet para godinës së bashkisë në kryeqytet, ndërsa protestuesit kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Policia e shtetit ka bërë disa arrestime për shkak të episodeve të dhunshme në protestat e kaluara./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *