Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova...

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë...

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të shihni se...

“Vazhdoni tallavanë, do ju vijë radha edhe juve”, Rama refuzon interpelancën e kërkuar nga Bardhi për dokumentarin e RAI 3

26 Prill 13:06

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social “X” lidhur me interpelancën urgjente të kërkuar nga Gazment Bardhi për dokumentarin e RAI 3, në të cilin hidhen akuza mbi qeverinë.

Kryeministri refuzon kërkesën për interpelancë të kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për të dhënat e publikuara në investigimin e RAI3 dhe ndërhyrjen te drejtuesit e Televizionit Publik Italian.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama replikon me Rai 3: Keqardhje që na keni krahasuar me Kremlinin

Përmes një postimi të gjatë, Rama akuzon opozitën duke thënë se kërkon interpelancë urgjente në Kuvend, ndërsa ata vetë janë autorë të investigimit që hedh “baltë” mbi Shqipërinë.

Rama thotë se është vetë opozita ajo që ka nxjerrë shpifjet ndaj tij, të cilat më pas ia ka “shitur” televizionit italian, për t’i përdorur tashmë se akuza që vijnë nga jashtë e për të kërkuar tashmë interpelancë urgjente.

Mes rreshtash kryeministri Rama thotë se pasi të sqarojë situatën dhe të pastrojë dinjitetin e Shqipërisë me Italinë, ai do të merret me opozitën, e cila sipas tij fshihet pas dokumentarit denigrues të RAI 3 ndaj Shqipërisë.

Dje kryeministri Edi Rama iu përgjigj  drejtorit të programit investigativ “Report” në “Rai 3”, Sigrido Ranuçi, pas krahasimit që ky i fundit bëri mes tij dhe Kremlinit.

Në një reagim për mediat shqiptare, Ranuçi u shpreh se ndërhyrja e Ramës pas investigimit për marrëveshjen me emigrantët, duke telefonuar drejtorin e “Rai 3”, është e njëjtë me atë të Rusisë. Rama shprehu keqardhje për këtë krahasim.

“Është për të ardhur keq që ju e krahasoni telefonatën time shumë civile me ndërhyrjet e Kremlinit, që pretendohet se janë kryer në programin tuaj. Të paktën për respektin që i detyrohemi viktimave të Kremlinit, nuk do ta krahasoja me aq lehtësi poloniumin e përdorur për të censuruar me vdekje kundërshtarët e parehatshëm me një telefonatë të ndodhur pas një censure të pësuar”,  tha kryeministri.

Rama hodhi poshtë edhe pretendimet se ka dërguar notë proteste ndaj televizionit italian.

“Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu“, tha Rama.

Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej… pic.twitter.com/mzFKRpJrjd

— Edi Rama (@ediramaal) April 26, 2024

Edi Rama: Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej tyre e i thonë miletit çohu se u qelb kjo punë, pastaj i fusin në thasë plehrat më të bukura e ia hedhin në kurriz çdo të huaji që u del përpara dhe kur ndonjë i huaj (si ata të RAI3-shit) që ka mbetur pa e marrë vesh çfarë malli janë këta vulëhumbur, i nxjerr në rrugë andej si thagma të ububushme, këta i riimportojnë në Shqipëri!

E pasi i rinxjerrin rrugëve si prova të ardhura nga jashtë, të thërrasin edhe me urgjencë në parlament, se obobo qenkan shqetësuar në Senatin italian pse unë nuk kam mbyllur gojën, po kam guxuar të ngre zërin andej matanë për t’u vënë emrin që kanë plehrave të shitura në Itali si zbulime investigative, ndërkohë që mua jo që as nuk më shqetëson fare se kush shqetësohet nga ata që kujtojnë se në emër të lirisë së medias në vendin e tyre, Shqipëria e shqiptarët mund të denigrohen pa bërë as gëk as mëk me plehra të nxjerra nga kuzhina e shtëpisë së xhahilëve e çingijeve të vendit tonë, po më vlon gjaku nga revolta për cënimin e imazhit të Shqipërisë e të dinjitetit të shqiptarëve! Prandaj as që nuk më shkon ndërmend të mbyll gojën deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë, mu aty ku publikut italian iu thanë ato gënjeshtra e shpifje të paketuara në Tiranë.

Po nëse nuk fliska dot kryeministri i Shqipërisë me një drejtor të RAI-t se cënoka lirinë e atyre që cënuan dinjitetin e vendit dhe institucioneve tona, duke censuruar komplet fjalët e të akuzuarve pa asnjë provë e asnjë fre, e pastaj duke i akuzuar se nuk kishin thënë asnjë fjalë, kush do të flasë në emër të dinjitetit të këtij vendi e të së drejtës elementare të çdo shqiptari (qoftë edhe të shqiptarit më të keq, që nuk është fare rasti), për të mos u denigruar publikisht nëpër botë pa i dhënë as mundësinë të mbrohet? Apo do flasin xhahilët e çingijet e Shqipërisë dhe ahengxhinjtë e tyre të klubeve televizive të natës, të cilët kur Shqipëria goditet në një media të huaj e kanë festë e shtrojnë gosti me tava plehrash përpara shqiptarëve, se edhe i gënjen mendja gjynahqarët e paudhë që do ta çojnë miletin në këmbë për muhabetet që qelbin vetë!

Shkurt llafi, s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë, e në radhë të parë të shqiptarëve që jetojnë me nder e krenari sot në Itali, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë poshtërimesh nga artikuj, emisione e gjasme investigime të tilla në të shkuarën e errët të shtypit italian e sidomos të RAI-t ndaj Shqipërisë.

Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu

Kerkesa per Interpelance
Kerkesa per Interpelance
Kerkesa per Interpelance
Kerkesa per Interpelance

./vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike
Tagged:
Gazment Bardhi Rai 3 rama refuzon interpelancen

Nga e njëjta kategori

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte mburoja e një populli, jo agresori

më shumë...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila! SPAK jep detaje për operacionin kundër rrjetit të narkotrafikut

më shumë...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë zëdhënësi i qeverisë iraniane shkruan në shqip “Rama ik”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

5:33

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga...

5:14

SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.