Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 July 2026
Vizion fokus

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”, Zelensky bisedon...

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi...

Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga të nivelit...

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi një brez...

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të...

Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani...

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit! Teherani kërcënon me...

Dita e 53-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

Zëdhënësi ushtarak i Iranit: Po prodhojmë vazhdimisht dronë dhe...

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie nga lartësia...

Fluturimi MH370 dhe zhdukja e mistershme, amerikani që pretendon se mund të zgjidh misterin, cili është plani

18 Mars 18:14

Një eksplorues amerikan pretendon se mund të zgjidhë një nga misteret më të mëdha dhe më të famshme të dekadave të fundit.

Bëhet fjalë për  fluturimin MH370 të Malaysia Airlines, me 239 persona në bord , i cili u zhduk më 8 mars 2014 nga radarët pasi u ngrit nga Kuala Lumpur.

Pretendimi i eksploruesit amerikanë se mund të zgjidhë misterin i ka dhënë shpresa familjarëve, të cilët duan të dinë se çfarë ndodhi me njerëzit e tyre.

Të gjitha kërkimet dhe përpjekjet që janë bërë ndër vite nuk kanë pasur asnjë rezultat.

Eksploruesi amerikan, Tony Romeo dhe kompania e tij, Deep Sea Vision, me qendër në Charleston, Karolina e Jugut, pretendojnë se mund ta zgjidhin misterin.

Ai dhe kompania e tij u vunë në qendër të vëmëndjes në janar kur pretenduan se kishin gjetur mbetjet e aeroplanit të aviatores legjendare Amelia Earhart, e cila ishte gruaja e parë që kaloi Atlantikun me një aeroplan me një motor dhe u zhduk mbi Oqeanin Paqësor Qendror, afër Ishulli Hoëland në 1937, duke u përpjekur të bëhej gruaja e parë që qarkulloi botën.

Planet e kompanisë

Tony Romeo, në një intervistë të dhëbë së fundmi shpreh besimin se kompania mund ta zgjidhë misterin.

Deep Sea Vision planifikon të dërgojë një nga dronët e saj nënujor, të quajtur Hugin 6000, në fundin e oqeanit për të kërkuar avionin e zhdukur.

“Droni zhytet 50 metra mbi fundin e detit”, tha ai. Siç shpjegoi ai, me kamerat që ka droni shikon gjithçka që mundet dhe ruan të dhënat.

Më pas ai kthehet në sipërfaqe, ku operatorët e tij pompojnë të dhënat në një shkop dhe monitorojnë në një kompjuter pikërisht atë që droni “pa”.

Romea pretendoi se teknologjia e kompanisë së tij është e pabesueshme, madje duke thënë se është pak më afër aftësisë për të lexuar një numër karte krediti në fund të detit . Dronët e modifikuar mund të skanojnë katër herë zonën e mbuluar në përpjekjet e mëparshme për të gjetur MH370.

Deep Sea Vision po përgatitet t’i paraqesë një propozim kërkimi qeverisë së Malajzisë.

“Unë refuzoj të besoj se ata nuk duan që një aksident i madh si ky, të mbetet i pazgjidhur. Thjesht nuk është e drejtë, nuk do të ishte e drejtë për familjet”.

Kush është Tony Romeo

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Romeo është një sipërmarrës që ka punuar në pasuri të paluajtshme në Karolinën e Jugut përpara se të themelonte Deep Sea Vision në 2022. Ai është një avokat i diplomuar me një diplomë juridike nga Charleston School of Laë.

Romeo ndoqi gjithashtu Shkollën e Inteligjencës së Forcave Ajrore dhe ishte një ish-oficer i zbulimit të marinës amerikane.

Në janar 2024, Romeo pohoi për USA Today se kërkimi për aeroplanin e Earhart i mori atij dhe ekipit të tij mbi 100 ditë.

Në një intervistë tjetër që dha për Washington Post, Romeo deklaroi se gjetja e aeroplanit të Earhart ishte një ëndërr e tij që kur ishte fëmijë i vogël./vizionplus.tv/

Posted Under:
Anash Bota Teknologji
Tagged:
“Malaysia Airlines” aeroplan Kompani Mister

Nga e njëjta kategori

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”, Zelensky bisedon me Witkoff dhe Kushner

më shumë...

Dhunohet me sende të forta efektivi i policisë në Shkodër

më shumë...

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov

më shumë...

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi një brez të ri oficerësh, 10 prej tyre nga Kosova

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:47

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”,...

10:34

Dhunohet me sende të forta efektivi i...

10:27

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin...

10:01

Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga...

9:50

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi...

9:37

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67...

9:14

Irani: Askush nuk do të shesë naftë...

8:25

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:00

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit! Teherani...

7:25

Dita e 53-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:45

Zëdhënësi ushtarak i Iranit: Po prodhojmë vazhdimisht...

6:27

Zjarr në Voskopojë, ndërhyrje me forca zjarrfikëse...

5:59

Zjarr në kodrat pranë Selishtës, flakët përfshijnë...

5:53

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie...

5:42

Aksident i rëndë në Roterdam, përplasen dy...

5:29

Zjarr masiv në Spanjë, digjen mbi 32...

5:09

Trump: Amerikanët nuk janë kundër luftës me...

4:17

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis...

4:05

Nafta kapërcen 200 lekë, shqyrtohet rikthimi i...

4:04

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Fëmija 1-vjeçar në burg me nënën në Pojskë, ky është a...
  • Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë gjatë...
  • Fermerët në Dimal: Po falimentojmë, jemi zhytur në kredi, nu...
  • Po riparonte një defekt në rrjetin elektrik, humb jetën puno...
  • SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis Martinajn, Nuredin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.