E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 54 minuta më parë
Vendi

Dhunohet me sende të forta efektivi i policisë në Shkodër

Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Xhabije”, në Shkodër.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se efektivi është goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia vijon hetimet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë