Fermerët e fshatrave Drenovicë dhe Samaticë, në bashkinë Dimal, thonë se janë në kufijtë e mbijetesës, pasi rrezikojnë falimentim të plotë.
Tregtimin e produkteve që kultivojnë në tokat e tyre bujqësore, fermerët e kanë të vetmen të ardhur për të mbajtur familjet, ndërsa thonë se asnjëherë nuk janë përkrahur nga shteti.
Të indinjuar, ata shprehen se pjesa më e madhe, për shkak të pamundësisë ekonomike, po i lënë pa mbjellë serat dhe tokat.
“Kemi vite që jemi zhytur në kredi, kemi falimentuar. Prej vitesh mezi po sigurojmë edhe bukën e gojës. Prodhimi ynë i serave dhe tokave bujqësore, nëse nuk shitet me çmimin e duhur (që ndryshon nga darka në mëngjes), na kalbet brenda në serë. Pjesa më e madhe e fermerëve po i lënë serat dhe tokat pa mbjellë, për shkak të pamundësisë ekonomike, ndërkohë që në fshat kanë ngelur vetëm moshat mbi 50-vjeç, pasi rinia është larguar e gjitha.”
Sipas fermerëve, kostoja e prodhimit nuk mbulohet sot me çmimet që ofrohen nga tregu i shumicës, ndërsa eksporti i produkteve është thuajse i pamundur.
/vizionplus.tv





