E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

Punësuan në shkelje të ligjit Muçi Shaljanin që u vra në atentatin e Rinasit, dënohen me shërbim prove ish-zyrtarët e AMP-së

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Gjykata i ka dënuar me nga 9 muaj burg secilin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur me 1/3 dhe, përfundimisht, është caktuar 6 muaj heqje lirie për secilin.

Togat e zeza kanë pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg dhe kanë vendosur konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.

Dy ish-zyrtarët e AMP-së u hetuan pas dyshimeve se nuk kishin respektuar ligjin gjatë procedurës së ndjekur për punësimin në këtë agjenci të Muçi Shaljanit, i cili humbi jetën disa ditë pas atentatit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Rinas.

Në atë ngjarje humbi jetën edhe Gilmando Dani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë