5 skuadra shqiptare do te zbresin ne fushe sot ne takimet e kthimit te vlefshme per raundin e pare kualifikues te Uefa Europa League. Te paret ne orën 16 do te përballen shkëndija ne Kishinou ndaj Dacias. Tetovarët nisen me nje avantazh te forte me fitoren 3-0 ne sfidën e pare, duke qene shume pranë kualifikimit per ne raundin tjetër. Ne orën 17 Tirana pret ne Selman Stermasi, Makabi Telaviv. Izraelitet kane fituar 2-0 ne takimin e pare, duke i bere mjaft te vështira shanset e bardhebluve per te kaluar turin. Ne orën 19 Partizani ndeshet ne Bullgari me Botev Plovdiv shume i avantazhuar pas fitores ne Tirane 3-1. Kosovaret e Prishtinës ne perballjen e tyre te pare historike ne kupat e europes presin ne shtëpi ne orën 20 Norkeping me suedezet, qe i ka shkatërruar ne takimin e pare 5-0. Ne fund ne orën 20-30 Skënderbeu luan takimin ne Andorre ndaj Santa Julia. Korçaret kane fituar 1-0 takimin e pare, nje rezultat qe ne fakt nuk përligji lojën e zhvilluar te ujqërve te dëborës. Përballe amatoreve nga Andorra, per Skënderbeun nuk pritet te ketë probleme per ta kaluar turin e pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *