Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar

Dy javë pas ndarjes nga jeta të mbretit Harald...

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar...

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, Trump:...

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori mund të...

Vijon lufta me flakët në malin e Cerujës, vatra...

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe...

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e Gjykatës Administrative:...

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financës së Postës: Ajo dhe fëmijët kanë makina luksi, apartamente në Durrës e Tiranë

21 Korrik 12:07

Një kallëzim penal është depozituar në lidhje me çështjen e abuzimit të dyshuar me fondet në filialin e Postës Shqiptare në Durrës.

Bashkëshorti i ish-drejtoreshës së këtij institucioni ka depozituar një kallëzim penal ndaj ish-shefes së Financës, Valbona Duni, duke ngritur dyshime për pastrim parash dhe krijim të pasurisë së pajustifikuar.

Lexo edhe :

Related Posts

700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale "u zhdukën", ish-drejtoresha e postës lihet në burg, prokuroria: Frekuenton kazinotë!
Ish-drejtoresha e postës 340 herë në kazino bashkë me bashkëshortin, debate të forta në seancë, avokati: Është nënë e 6 fëmijëve

Kallëzimi është dorëzuar dy ditë pasi Gjykata caktoi ndaj Valbona Dunit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, ish-drejtoresha e Postës Durrës, Elisabeta Mataj, vijon të mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Të dyja, së bashku me arkëtaren Paola Dana, janë nën hetim pas kallëzimit të Postës Shqiptare, të dyshuara për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

Në kallëzimin e depozituar më 20 korrik, Feta Mataj pretendon se bashkëshortja e tij është bërë padrejtësisht përgjegjëse për skandalin financiar, ndërsa kërkon që hetimet të shtrihen edhe ndaj ish-shefes së Financës.

Sipas tij, verifikimet që ka kryer privatisht kanë ngritur dyshime se Valbona Duni zotëron pasuri që nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara nga paga e saj. Për këtë arsye, ai kërkon që organet e drejtësisë të hetojnë burimin e pasurisë, si edhe aktivitetin ekonomik të familjarëve të saj.

Në kallëzim pretendohet se ish-shefja e Financës dhe dy fëmijët e saj disponojnë automjete luksoze të viteve të fundit, disa apartamente në Durrës dhe Tiranë, si edhe biznese të hapura gjatë viteve të fundit.

Sipas kallëzuesit, këto aktivitete mund të jenë përdorur për të justifikuar të ardhura me burim të paligjshëm, duke ngritur dyshime për pastrim parash.

Ai ngre gjithashtu dyshime se pasuria e familjes Duni është shtuar ndjeshëm pas vitit 2020, periudhë që përkon me administrimin e fondeve të rindërtimit pas tërmetit nga Posta Shqiptare, duke kërkuar që këto rrethana të verifikohen nga organet kompetente.

Në kallëzim kërkohet një hetim i plotë pasuror dhe financiar për Valbona Dunin dhe familjarët e saj, si edhe verifikimi i çdo bashkëpunimi të mundshëm në administrimin e fondeve publike gjatë viteve 2020 e në vijim.

Feta Mataj deklaron gjithashtu se bashkëshortja e tij kishte sinjalizuar më herët problematika në sektorin e financës, por, sipas tij, shqetësimet e ngritura nuk ishin marrë në konsideratë nga drejtuesit.

Policia e Durrësit bën me dije se kallëzimi do t’i përcillet Prokurorisë, e cila do të vlerësojë pretendimet dhe do të vendosë nëse do të regjistrojë procedim penal dhe do të nisë verifikimet për akuzat e ngritura./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Elisabeta Mataj Valbona Duni

Nga e njëjta kategori

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, fokus te siguria në shkolla

më shumë...

Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa kompromis! AKU intensifikon kontrollet me nisjen e vitit shkollor

më shumë...

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e Gjykatës Administrative: Thesari hapet vetëm me vendim të Kuvendit

më shumë...

Aksion në Vlorë, shemben 6 objekte të ndërtuara mbi kanalin kullues

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

6:22

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

6:05

Njihuni me shenjat e Horoskopit që analizojnë...

5:52

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në...

5:44

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori...

5:41

Lajm i mirë, Gonxhja: Dea e Butrintit...

5:33

Vijon lufta me flakët në malin e...

5:13

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë,...

5:09

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

4:57

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

4:34

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i...

4:30

Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa...

4:16

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e...

3:56

Aksion në Vlorë, shemben 6 objekte të...

3:52

Rusi-Ukrainë, luftë me drone! Të dyja palët...

3:41

Juristët pro e kundër bojkotit: Pagat e...

3:23

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare...

3:05

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.