Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

“Ligji themeltar”, Gogu për Kodin e Ri Penal: Do të marrim kohën e duhur

22 Korrik 11:45

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur për procesin e hartimit të Kodit të Ri Penal, duke bërë të ditur se drafti është përgatitur nga grupi i ekspertëve dhe pritet të mbërrijë në Ministrinë e Drejtësisë për vijimin e procedurave të konsultimit.

Gogu tha se legjislacioni penal shqiptar është në një proces përafrimi me standardet evropiane dhe se Kodi Penal, ashtu si Kodi i Procedurës Penale, kërkon një vëmendje të veçantë për shkak të rëndësisë që ka në sistemin ligjor.

“Sa i përket Kodit Penal, legjislacioni ynë është në një proces përafrimi. Korpuset ligjore kanë nevojë për shumë vëmendje dhe Kodi Penal e ka marrë një të tillë. Grupi i ekspertëve ka hartuar një draft dhe ne presim që të vijë në Ministrinë e Drejtësisë me të gjitha shënimet përkatëse. Më pas do të ndjekë rrugën e konsultimit, por kjo do të marrë një vëmendje edhe më të madhe për shkak se është ligji themeltar penal. ”, tha Gogu.

Ministri theksoi se procesi do të jetë i kujdesshëm dhe nuk do të ketë nxitim për miratimin e ndryshimeve.

“Nuk duam të nxitojmë, sepse janë blloqe legjislative që duhet të qëndrojnë përballë kohës. Do të marrim kohën e duhur për të bërë më të mirën”, u shpreh ai.

Sipas Gogut, për hartimin e ndryshimeve në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale kanë punuar ekspertë ndërkombëtarë nga vende anëtare të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.

Lidhur me mungesën e 111 magjistratëve në sistemin gjyqësor, ministri Gogu deklaroi se përgjegjësia për plotësimin e vakancave i takon Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa theksoi se Shkolla e Magjistraturës ka nevojë për kohë për të përgatitur gjyqtarët e rinj.

“Mungesat në sistem janë përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ritmi duhet të përshpejtohet. Shkolla e Magjistraturës nuk bën dot magjistratë brenda natës”, tha ai.

Gogu u shpreh optimist se në dy vitet e ardhshme do të ketë prurje të reja në sistem, falë studentëve që do të përfundojnë Shkollën e Magjistraturës.

“Në dy vitet e ardhshme do të kemi një prurje magjistratësh të rinj. Me ata të vitit që vjen dhe me vitin pasardhës, besoj se Shkolla e Magjistraturës e kryen detyrën e vet. Jam shpresëplotë se kjo do të ndodhë në momentin që institucionet rrisin ritmin”, përfundoi ministri i Drejtësisë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Kodi Penal Toni Gogu

Nga e njëjta kategori

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i përgjigje BE-së: Po mbroni shqiptarët, ata nuk respektojnë marrëveshjet

më shumë...

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në vjeshtë

më shumë...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO

më shumë...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.