E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Kronikë

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie nga lartësia në autostradë, dy viktima dhe një i plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë tek rrethrrotullimit i TEG-ut. Mësohet se një betoniere është përplasur me një automjet tip Audi.

Si pasojë e përplasjes, betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Reklamë

Fatkeqësisht, dy personat që ndodheshin në betoniere kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar, shoferi i Audi-t, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë