E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja e të riut në Tiranë, autori i dyshuar i kishte borxh 22-vjeçarit, konflikti dyshohet se kishte nisur  jashtë Shqipërisë

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e 22-vjeçarit Elvis Zirka, e ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Medar Shtylla”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes të riut dhe autorit të dyshuar, 28-vjeçarit Sokol Zeka, dyshohet se ka nisur për shkak të një borxhi të pashlyer.

Reklamë

Gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor, Zirka ka deklaruar se njihej prej kohësh me Zekën dhe se i kishte dhënë një shumë parash borxh. Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur vlerën e shumës apo arsyen për të cilën ia kishte dhënë paratë.

Hetuesit dyshojnë se përplasjet mes tyre mund të kenë nisur jashtë territorit shqiptar, ndërsa po vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, 28-vjeçari Sokol Zeka është shpallur në kërkim nga policia, e cila vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.