E martë, 27 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Po pinte kafen e mëngjesit në lokalin ku performonte, një person me maskë Covid-i e qëlloi nga pas këngëtarin në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Taulant Hoti. Mësohet se Hoti punonte si këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe në momentin e sulmit po pinte kafen e mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, një person i paidentifikuar, i cili mbante një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, është afruar papritur dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga pas shpine, duke e lënë të plagosur.

Reklamë

Autori i dyshuar nuk është identifikuar ende, ndërsa mbeten të paqarta motivet që e kanë shtyrë të qëllojë ndaj këngëtarit.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.