Kronikë
Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë

Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, një grup protestuesish kanë marshuar drejt Kryeministrisë dhe janë duke qëndruar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kjo është dita e 14-të e protestës, e cila sot ka qenë e qetë dhe pa incidente.
Kujtojmë që fundjava është shoqëruar me përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve, kryesisht ditën e shtunë, kur ato ishin edhe më të ashpra.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




