E hënë, 26 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestat/ Policia e Tiranës me udhëzim urgjent: Të miturit jo pyetje pa prindër e psikolog, celularët jo pa vendim gjykate

Policia e Tiranës u ka dërguar një udhëzim urgjent efektivëve për trajtimin e rasteve me të mitur, në kuadër të protestave të fundit të studentëve.

Në njoftimin zyrtar kërkohet që të miturit të mos pyeten pa praninë e prindit ose kujdestarit dhe të psikologut, ndërsa kontrolli i telefonave celularë të mos kryhet pa urdhër gjykate.

Reklamë

 Udhëzimi parashikon gjithashtu masa për identifikimin e efektivëve, regjistrimin me kamera të ambienteve të shoqërimit dhe intervistimit, si dhe respektimin e rregullave për përdorimin proporcional të forcës dhe gazit lotsjellës.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Reklamë

Nisur nga situata e kohëve të fundit që ka të bëjë me protestat e iniciuara nga studentët, me qëllim zbatimin me korrektësi të detyrimeve të përcaktuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe në Aktet nënligjore që lidhen me të miturit, nga ana e juaj kërkohet:

• Çdo punonjës policie në detyrë, të jetë lehtësisht i identifikueshëm, me numër identifikues të dukshëm si dhe identifikim të automjeteve në çdo operacion.

• Në bashkëpunim me Bllokun e Sigurisë te merren masa urgjent, për menaxhimin e rasteve me të mitur, me qëllim zvogëlimin e menjëhershëm të numrit të personave dhe transferimin në ambjente të tjera brënda kapacitetit ligjor.

• Të bashkëpunohet dhe te koordinohet puna me Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit, me qëllim sigurimin e kamerave dhe vendosjen e tyre në çdo ambjent shoqërimi dhe intervistimi, në çdo zyrë, me ruajtje të pamjeve si dhe ruajtja e menjëhershme e pamjeve të datës 19 Tetor 2026.

• Të mos kryhet asnjë kontroll i telefonave pa urdhër gjyqësor dhe asnjë kërkesë për fjalkalime pa bazë ligjore.

• Të sigurohet në çdo rast prezenca e prindit ose kujdestarit dhe psikologut për çdo të mitur, formular i të drejtave në versionin për të mitur, para çdo pyetje, regjistër i veçantë për të miturit.

• Të njihen strukturat me aktet ligjore mbi përdorimin proporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës.

• Të plotësohen regjistrat e shoqërimit me të gjitha të dhënat e kërkuara.

Merrni masa për sa kërkohet në shkresë, dhe zbatimin korrekt të detyrimeve ligjore për sa u përket të miturve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.