E hënë, 26 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në kopsht, lihet e lirë edukatorja në Korçë

Edukatorja e dyshuar për ushtrim dhune ndaj një fëmije 4-vjeçar në një kopsht në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë. Gjykata ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, si dhe ka vendosur pezullimin nga detyra.

Vendimi është marrë mesditën e sotme, gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj edukatores, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturit.

Reklamë

Ndërkohë, hetimet për rastin vijojnë me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e dyshimeve për dhunën e pretenduar ndaj fëmijës.

Me vendimin e gjykatës, edukatorja do të vijojë të jetë nën hetim, por pa u mbajtur në paraburgim, ndërsa pezullimi nga detyra do të mbetet në fuqi sipas masës së caktuar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.