E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë/ Konflikt mes të rinjve, plagoset me thikë 19-vjeçari, arrestohet autori

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit të Korçës, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I.

Reklamë

Autori i plagosjes u arrestua nga policia, pasi ka thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi cannabis sativa.

Sa i përket të plagosurit, 19-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë një plagë në kofshë.

Reklamë

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.