E hënë, 26 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lajm i bujshëm nga Italia, Igli Tare drejtor sportiv te Napoli?

Napoli mund të përgatitet për ndryshime në drejtimin sportiv, teksa në Itali po qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të Giovanni Mannas. Sipas raportimeve të “Calciomercato.it”, presidenti Aurelio De Laurentiis nuk është i kënaqur me situatën aktuale të skuadrës dhe po shqyrton alternativa për këtë post, ku një nga emrat e përmendur është shqiptari Igli Tare.

Rezultatet e dobëta dhe vendi i 10-të në renditjen e Serie A thuhet se kanë shtuar shqetësimet në klub. Pavarësisht afrimeve të shumta dhe investimeve të kryera gjatë merkatos së verës, Napoli nuk ka arritur të japë rezultatet e pritshme, ndërsa skuadra ende nuk ka gjetur vazhdimësinë e duhur.

Reklamë

Në këtë situatë, Igli Tare shihet si një nga opsionet që mund të merret në konsideratë për drejtimin sportiv të klubit napoletan. Një zhvillim i tillë do të sillte vëmendje edhe për mundësinë e një ribashkimi me Massimiliano Allegrin, me të cilin Tare ka punuar te Milani.

Megjithatë, deri tani bëhet fjalë vetëm për raportime mediatike dhe nuk ka një vendim zyrtar për të ardhmen e Mannas apo për një emërim të mundshëm të Tares. Mbetet për t’u parë nëse De Laurentiis do të vendosë të ndërhyjë në strukturën drejtuese të Napolit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.