Gjesti emocionues i Elbasanit, biletat ndaj Partizanit për kurimin e Erjon Vishkullit

Klubi i Elbasanit ka ndërmarrë një nismë solidariteti në mbështetje të Erjon Vishkullit, tifozit të Kombëtares shqiptare, i cili mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës në Tiranë.
Verdheblutë kanë vendosur që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Partizanit të përdoren për kurimin e 28-vjeçarit.
Përmes një mesazhi, klubi ka theksuar se kjo përballje do të ketë një domethënie të veçantë, përtej rezultatit në fushën e lojës.
“Në përballjen ndaj Partizanit, çdo biletë ka një vlerë të veçantë. Të gjitha fitimet nga shitja e biletave do të shkojnë për kurimin e Erjon Vishkullit. Këtë herë, përtej 90 minutave, luajmë edhe për Erjonin”, thuhet në njoftimin e Elbasanit.




