E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rriten tensionet me rebelët Huthi, Arabia Saudite rrëzon tre dronë në Riad dhe jug të vendit

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen, ka kapur dhe shkatërruar tre dronë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas njoftimit, dronët u zbuluan dhe u rrëzuan në zonën e Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite, si dhe në rajonin jugor të vendit.

Reklamë

Përgjimi u konfirmua nga zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Malki, në një postim në platformën X.

“Përgjimi dhe shkatërrimi i tre dronëve në zonën e Riadit dhe në rajonin jugor”, thuhet në deklaratë.

Ngjarja vjen në një kohë kur rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, vijojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në mbretëri dhe përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.