Zgjedhjet parlamentare në Izrael! Të martën, Netanjahu sfidohet nga Gadi Eisenkot

Izraelitët i drejtohen kutive të votimit të martën e 27 tetorit në atë që shihet gjerësisht si një nga proceset më të rëndësishme zgjedhore të vendit, me kryeministrin Benjamin Netanyahu të përfshirë në një garë të ashpër kundër rivalit politik Gadi Eisenkot, mes pasojave të sulmeve të 7 tetorit dhe përçarjeve të thella të brendshme.
Pankartat që ngrihen mbi autostradat dhe qytetet e Tel Avivit në të gjithë vendin mbartin konotacion mes sfidës së ndryshimit dhe kombit.
Nga njëra anë, partia “Yashar” e Eisenkotit kërkon ndryshim lidershipi dhe riparim kombëtar, nga ana tjetër, partia Likud e Netanyahut i bën thirrje bazës së saj kryesore me mesazhe që theksojnë qëndrueshmërinë dhe sfidën përballë ekzistencës.
Benjamin Netanyahu, kryeministri me mandatin më të gjatë në Izrael, ka bërë fushatë agresive në bastionet tradicionale, por sfida e tij mbetet rendi dhe siguria për qytetarët, të cilët shprehen jo shumë entuziast për një tjetër mandate në krye të qeverisë.
“Shpresa ime për të nesërmen është që Bibi të largohet si e vetmja mundësi për të formuar një qeveri të re që di të riparojë dëmin që Bibi ka shkaktuar për hebrenjtë në të gjithë botën dhe për Izraelin, si dhe për imazhin e saj”, tha Lisa Tortor, shtetase amerikane.
Megjithatë, pas viteve të tëra paqëndrueshmërie politike dhe konflikti të zgjatur, shumë votues i përshkruajnë zgjedhjet si një udhëkryq përcaktues për të ardhmen e kombit, pozicionin ndërkombëtar dhe strukturën shoqërore.
Sipas analistëve, zgjedhjet e së martës nuk pritet të sjellin një rezultat të thellë.
“Pres që të kemi vetëm një shumicë të vogël në të dyja rastet. Asnjë fitore e thellë. Sigurisht, dëshira ime është që kjo qeveri të rrëzohet. Ka qenë jashtëzakonisht e dëmshme për Izraelin dhe, sipas mendimit tim modest, koha e saj ka mbaruar”, u shpreh Amotz Asa-El, analist i institutit Hartman, Izrael.
Dhjetëra mijëra izraelitë dolën të shtunën në mbrëmje në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, në një demonstratë të madhe kundër qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ndërsa koalicioni i djathtë shpreson të ruajë pushtetin, votimi i së martës, pritet të jetë vendimtar për të ardhmen politike të vendit.
/vizionplus.tv




