E hënë, 26 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rizespor – Trabzonspor ‘derbi’ i çmendur shqiptarësh me 7 gola/ Shënon Qazim Laçi, Muçi shkëlqen me 3 asistime

Një përballje ‘e çmendur’ është zhvilluar në kampionatin turk mes Rizesporit dhe Trabzonsporit, këtë mbrëmje, ku protagonistë janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.

Laçi ka lënë gjurmën e tij te Rizespori, duke shënuar golin e barazimit 3-3 në minutën e 68-të, në një ndeshje që dhuroi emocione të shumta.

Reklamë

Nga ana tjetër, Ernest Muçi ka qenë në një nivel tepër të lartë.

Fantazisti shqiptar ka regjistruar tri asistime, duke u kthyer në një nga protagonistët kryesorë të këtij dueli.

Reklamë

Trabzonspori përmbysi disavantazhin 2-0 ndersa ndeshja u mbyll 3-4, në favor të skuadrës së Muçit.

Me këtë fitore Trabzonspor është ngjtur në vendin e dytë me 19 pikë, një më pak se vendi i parë, ndersa Rizespor në mban vendin e 13-të me 10 pikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.