E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama për mediat greke: Në demokraci, një qeveri ndërrohet me votë, jo me dhunë

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për mediat greke, ka komentuar situatën politike në vend dhe protestat me të cilat po përballet.

Rama është shprehur se qeveritë në demokraci ndryshohen vetëm përmes votës dhe jo përmes dhunës.

Reklamë

I pyetur nga “Kathimerini” mbi protestën, Rama tha se ka një diferencë të madhe mes studentëve që protestojnë dhe personave të dhunshëm që janë me maska.

Artikulli i plotë i “Kathimerinit”

Reklamë

“Një pakicë mendon se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, shprehet Rama.

“Nuk kam pretenduar kurrë se gjithçka në Shqipëri është bërë siç duhet. Nuk mendoj se të rinjtë duhet thjesht të pranojnë atë që kemi arritur deri më sot. Shqetësimet e tyre lidhur me arsimin, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive reale janë të bazuara dhe kërkojnë përgjigje thelbësore.

Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta prezantojmë së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët. Paralelisht, kam ftuar studentë dhe pedagogë në një dialog të hapur. Jam i gatshëm të shqyrtoj çdo propozim serioz, edhe ato që vijnë nga persona që na kritikojnë ashpër”.

Megjithatë, Rama thekson se ekziston një vijë e qartë ndarëse mes studentëve që dëshirojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të personave të maskuar, mes të cilëve, sipas tij, ka edhe individë të lidhur me lëvizjen Antifa, të cilët hedhin bomba molotov dhe sulmojnë objekte publike.

I pyetur për mundësinë e dorëheqjes përballë protestave, kryeministri u përgjigj:

“Jo. Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo me bomba molotov. Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta zbatoj atë.

Çdokush mund të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me forcë. Detyra ime është të dëgjoj ankesat e bazuara, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vazhdoj punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nuk do të shmangem nga kjo detyrë vetëm sepse një pakicë mendon se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.