E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sokol Kushta, emri shqiptar në historinë e “Topit të Artë”

Shqipëria ka pasur një përfaqësues në historinë e çmimit prestigjioz “Topi i Artë” që në vitin 1987, shumë përpara se emra me origjinë shqiptare të fitonin vëmendjen e futbollit ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Kombëtares, Sokol Kushta, i cili u përfshi mes kandidatëve për këtë trofe individual.

Reklamë

Në atë periudhë, Kushta ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës, skuadër që kishte tërhequr vëmendjen në arenën evropiane falë paraqitjeve të saj në kompeticionet kontinentale.

Performancat e sulmuesit shqiptar bënë që emri i tij të përfshihej në listën e kandidatëve për çmimin e organizuar nga revista franceze “France Football”.

Reklamë

Kushta e mbylli votimin e vitit 1987 në vendin e 30-të, duke marrë një pikë. Megjithëse nuk arriti të renditej mes pretendentëve kryesorë, përfshirja e tij në këtë listë përbën një moment të veçantë për historinë e futbollit shqiptar.

Në një kohë kur futbollistët shqiptarë kishin shumë më pak mundësi për t’u afirmuar në skenën ndërkombëtare, arritja e Kushtës ishte një dëshmi e nivelit që mund të arrinin lojtarët shqiptarë edhe përtej kufijve të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.