E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Edhe mbrëmjen e sotme, emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit në Vizion Plus është kthyer në arenë debati mes të ftuarve.

Ndërsa po diskutohej për dhunën në protestë, analisti Ilir Demalia ka kërkuar vazhdimisht nga kreu i Lëvizjes Bashkë që të dënojë dhunën ndaj pronës private.

Reklamë

Nga ana tjetër, Qori u shpreh se nuk ka dhunë më të madhe se ajo që ka bërë qeveria, duke vjedhur qytetarët.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Demalia: Shprehu kundër dhunës, pse ke frikë të shprehesh?

Qori: Unë nuk kam frikë.

Rakipi: Që të vazhdojmë bisedën, duhet të kemi respekt për njëri-tjetrin. Zoti Qori nuk ka nevojë për mbrojtjen time, por në 36 vite zoti Qori shkon me biçikletë.

Demalia: Nuk e akuzova.

Qori: E nisi Rama para ca ditësh, duke më quajtur profesor të rrezikshëm. Mund edhe të më heqin nga puna, por s’më bëhet vonë. Që në Zvërnec kam qenë në protestë si përfaqësues i një partie politike kundër korrupsionit. Edhe në Tiranë na kanë mirëpritur të gjithë protestuesit. Unë nuk pres leje nga kjo studio. Më pyete për ide dhe program, të ftoj ta lexosh pas emisionit. Programi i Lëvizjes Bashkë klasifikohet në socialdemokracinë evropiane. Kalimi paqësor i pushtetit.

Demalia: Po kërkon ti kalim paqësor të pushtetit? Kalim paqësor është ky?

Qori: Nëse flet për barbari, barbaria më e madhe është të vjedhësh një popull.

Demalia: Po edhe të djegësh pronën private. A është paqësor ky?

Qori: Sikur unë të isha në vend të Edi Ramës, do të jepja dorëheqjen që në javën e parë të protestave. Ka një masë shumë të madhe qytetarësh.

Demalia: Ku ke parë ultimatume? A do të ulesh në tavolinë?

Qori: Me kë do të ulem? Zotëria duhet të japë dorëheqjen. Në tavolinë ulem pasi të japë dorëheqjen.

Demalia: Ikën nga qeverisja kur ke krizë numrash në parlament. Demokracia është çështje numrash. Si do të vish ti në pushtet?

Qori: Me numra. S’të pëlqeu Bullgaria, do të të them Sllovakinë. Charles de Gaulle, në maj të vitit 1968, u përball me protesta masive. Në qershor të vitit 1968 thirri zgjedhje të reja parlamentare.

Demalia: Thatcher e mbajti një vit grevën dhe s’e dha dorëheqjen. E dënove dhunën?

Qori: Ka pasur dhunë nga njerëz të qeverisë në QS.

Demalia: Pse nuk ishte nga ju?

Qori: Se Ramës i intereson shpopullimi i QS-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.