E hënë, 26 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A është Arlindi pjesë e ANTIFA? Qori: Ja pse ngrihen njerëzit në protestë

A është Arlind Qori pjesë e ANTIFA-s? Kjo ishte pyetja që iu drejtua kreut të Lëvizjes Bashkë nga moderatori i “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, në Vizion Plus.

Qori tha se në Shqipëri nuk ekziston ANTIFA dhe se nuk janë kushtet për një organizatë të tillë. Sipas tij, kjo organizatë nuk mund të jetë e pranishme në Shqipëri, pasi nuk ka terren.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Keni për të thënë gjë për ANTIFA-n?

Reklamë

Demalia: Si ka mundësi që kur filloi dhuna në Evropë, filloi edhe këtu? Kur ndodhi ajo ngjarje me atë personin me ngjyrë që u vra në SHBA, të gjithë e përkrahën në fillim, por kur u kthye në vandalizëm, populli mori armët.

Tela: ANTIFA është alibi për protestën nga kryeministri, siç ishte Irani, Greqia. Nëse ANTIFA i bën protestat në Shqipëri, të gjejmë kush është fashizmi. Nëse kjo qeveri është fashiste.

Rakipi: Po as Macroni nuk është fashist?

Tela: Ne mund t’i veshim çdo ngjyrë protestuesit.

Bala: Janë 101 organizata që janë evidentuar nga SHBA-ja. Ka bërë edhe një artikull Fox News, i cili thotë se këto organizata përfaqësojnë përbërje të ndryshme. Problemi është se, nëse këto organizata kanë gjetur qasje në Shqipëri, këtu duhet të flasin autoritetet.

Rakipi: Duhet të kemi prova?

Bala: Këta pretendojnë se kanë.

Rakipi: Ju kanë akuzuar se jeni ju njeriu i ANTIFA-s në këtë protestë, se financoheni nga e majta ekstreme?

Qori: Një djalë i ri në protestë po më tregonte: “Ore, çfarë është kjo ANTIFA?”. I thashë: “Antifashizëm”. “Ngeli gjyshi”, tha, “ç’është ky Rama që na sulmon fashizmin?”. Tani PS-ja ka filluar të gjejë aleatin e vet, ekstremin e djathtë në SHBA. ANTIFA-n ilegale e ka shpallur Donald Trump. Jetoj përditë në Shqipëri dhe një lëvizje e tillë nuk ekziston. Mund të ketë ndonjë faqe në Instagram. Që të ekzistojë një gjë si ANTIFA, duhet të kishim një ekstrem të djathtë. Në Shqipëri nuk ekziston terreni.

Rakipi: Që të sulmojnë adoleshentët të gjitha bankat, bie erë?

Qori: Rama, meqë do të demonizojë Lëvizjen Bashkë, i vë nga një emër. Njerëzit janë të zhgënjyer, prandaj janë në protestë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.