E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vuçiç humb zgjedhjet, gazetarja: Pikë kthese në politikën serbe, studentët arritën të bindnin

“Rrëzimi i Aleksandër Vuçiçit shënon një pikë kthese në politikën e Serbisë”.  Kështu u shpreh gazetarja Ardita Behluli në një lidhje të drejtpërdrejtë në emsionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Behluli vlerëson se “Lëvizja Studentore” arriti të sfidojë pushtetin pas dy vitesh e gjysmë protesta.

Reklamë

Ajo u ndal edhe te përfaqësimi i shqiptarëve, të cilët fituan dy mandate, duke theksuar se sfida e vërtetë për deputetët e zgjedhur nis tani.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rakipi: Çfarë ndodhi në këto zgjedhje? A është befasues rezultati?

Behluli: Lista Studentore doli fituese. Mendojmë se është bërë një pikë kthese në politikën serbe. Protestat studentore, që ishin për plot dy vite e gjysmë në qytet, u kthyen në një lëvizje. Serbia ka hyrë në një fazë të re politike. Pakënaqësia ka kaluar edhe universitetet. Do të kemi një qeveri të re me një strukturë ndryshe. Mendoj se ata, për dy vite e gjysmë, në mënyrë të mirëorganizuar, arritën të bindnin. Lëvizja studentore ka përpiluar një listë të përbashkët, kryesisht në gjashtë muajt e fundit, dhe sfidoi liderin.

Rakipi: Po me shqiptarët çfarë ndodhi?

Behluli: Fituan dy mandate. Por duhet të shohim edhe çfarë mund të arrijmë për të drejtat e shqiptarëve. Mbetet te përgjegjësia e deputetëve. Qytetarët tani e tutje do të presin gjëra konkrete, që të ngrihet zëri për diskriminimin, për diplomat… Shqiptarët kanë fituar përfaqësuesit, por tani fillon prova e vërtetë e tyre.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.