Gëzimi i Doktorit për humbjen e Vuçiç? Salianji: Berisha i Serbisë nuk mori asnjë mandat, ky po mban në pushtet Ramën

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, ka folur për humbjen e zgjedhjeve në Serbi nga Aleksandar Vuçiç dhe për atë që pritet të ndodhë në Shqipëri.
Blushi tha se Rama dhe Vuçiç janë të ngjashëm, me një ndryshim: Rama ka shitur interesat kombëtare.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Pas Orbanit, ra edhe Vuçiç. Si e shihni këtë ngjarje?
Blushi: Rënia e çdo autokrati është një festë për këdo që beson në vlerat e lirisë, që beson në shtetin e së drejtës. Me rënien e Vuçiçit, i vetmi autokrat në rajon është Edi Rama.
Së treti, Vuçiçi ishte i ngjashëm në 90% të sjelljes së tij politike me Edi Ramën. Njësoj e ndërtoi korrupsionin në sistem, njësoj sistemin e patronazhimit, të njëjta lidhjet me bandat kriminale. Ndryshon vetëm në një element: në mbrojtjen e interesit kombëtar të Serbisë. As studentët, as opozita tradicionale nuk e kanë akuzuar kurrë Vuçiçin se ka tradhtuar interesat e Serbisë. Rama interesin kombëtar e ka nxjerrë në shitje. Rama bëri gjithçka me Vuçiçin.
Rakipi: Rama më i keq se Vuçiçi?
Blushi: Po, ka nxjerrë në shitje interesin kombëtar. Kjo e bën Ramën më të rrezikshëm se Vuçiçi. Në raport me sjelljen e tij ndaj qytetarëve të Serbisë dhe të Ramës ndaj shqiptarëve, ka diferencë.
Sot, në Serbi, regjimi i Vuçiçit la një vend ku aplikohet TVSH-ja 10% për ushqimet e shportës, ndërsa Rama e ka 20%. Vuçiçi ikën sot me naftë 27% më të lirë se Shqipëria. Ai e subvencionoi bujqësinë me 1,3 miliardë euro. Pa harruar faktin se Rama ka bërë gjithçka për t’i larguar shqiptarët nga Shqipëria, ndërsa Vuçiçi nuk e ka bërë.




