E martë, 27 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protestat në Francë, Macron: Rrjetet sociale po dëmtojnë demokracinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ngre alarmin për një tjetër fundjavë të tensionuar në Francë.

Gjatë vizitës së tij në Marsejë, këtë të hënë, Macron pranoi se autoritetet nuk e kishin parashikuar shkallën e përshkallëzimit të protestave të mëparshme.

Reklamë

 “Ne nuk e kishim parashikuar aspak atë që ndodhi”, deklaroi presidenti, duke iu referuar mobilizimit të grupeve të ekstremit të majtë dhe akteve të dhunshme që, sipas tij, iu shtuan protestave.

Presidenti francez ngriti shqetësi dhe lidhur me mënyrën se si rrjetet sociale kanë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.

 “Rrjetet sociale po dëmtojnë demokracitë tona, sepse krijojnë një lloj mpirjeje përballë skenave të dhunës dhe, për disa, janë mjete për mobilizimin drejt më të keqes.Ato janë përdorur, veçanërisht në 17 tetor , për të sjellë të rinjtë në vendet e krimit, sulmit, plaçkitjes. Duhet ta thyejmë këtë cikël”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.