Bota
Trump ofron 1 milion dollarë për denoncimin e mashtrimeve zgjedhore, ja kushti për të marrë shpërblimin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të ofrojë një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që raporton mashtrime zgjedhore në zgjedhjet e kaluara ose në zgjedhjet e mesit të mandatit të 3 nëntorit 2026.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se shpërblimi do të jepet në rastet kur informacioni i dhënë çon në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës.
“Kushdo që raporton mashtrim me votuesit në zgjedhjet e kaluara, ose në zgjedhjet e ardhshme të mesit të mandatit të vitit 2026, do të paguhet 1,000,000 dollarë pas arrestimit dhe dënimit të atyre që krijuan mashtrimin!”, shkroi presidenti amerikan.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




