Harry Kane në majën e futbollit botëror, anglezi fiton “Topin e Artë 2026”

Harry Kane është fituesi i “Topit të Artë” 2026, çmimit më prestigjioz individual në futboll, duke kurorëzuar një sezon të rëndësishëm në karrierën e tij.
Anglezi gjithashtu u shpall edhe sulmuesi më i mirë për vitin 2026, në ceremoninë që u zhvillua në Londër.
Kane falënderoi organizatorët e France Football, shokët e skuadrës, trajnerët, Bayern Munich, kombëtaren e Anglisë, Tottenhamin dhe familjen e tij, veçanërisht bashkëshorten Kate.

Sulmuesi i Bayern Munich është vlerësuar për paraqitjet dhe kontributin e tij në repartin ofensiv, duke lënë pas emra të njohur të futbollit ndërkombëtar.
Ky triumf përbën një moment të veçantë për kapitenin e Anglisë, i cili prej vitesh ka qenë ndër sulmuesit më produktivë në Evropë.
Pas sukseseve individuale dhe paraqitjeve me klubin dhe kombëtaren, Kane arrin të marrë çmimin që kurorëzon një futbollist në nivelin më të lartë.
Renditja sipas pikëve si më poshtë:
- Harry Kane
- Kylian Mbappe
- Lamine Yamal
- Rodri
- Messi
- Kvaratskhelia
- Dembele
- Haaland
- Olise
- Fabian Ruiz




