E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasje e fortë Demalia-Qori: A e dini çfarë i keni bërë vendit?

Analisti Ilir Demalia dhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kanë pasur përplasje dhe debat të fortë këtë të hënë në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

Gjatë debatit, Demalia ka kërkuar vazhdimisht që të dënohet dhuna. Sipas tij, Arlind Qori dhe të tjerët që protestojnë po i bëjnë dëm të madh vendit, duke thyer gjithçka.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Demalia: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen, çfarë do të bësh?

Reklamë

Qori: Nëse Rama nuk e jep, ne flasim kot. Do të vijojnë përplasjet. Ose do të kemi diktaturë policore, ose përplasje.

Demalia: Diktaturat nuk instalohen më.

Qori: Nëse ai të mban përgjegjës ty për një gjë që s’e bën, kjo është çmenduri.

Demalia: Nuk i ndalon dot protestat. Më thuaj një vend nga këto të BE-së që e ka përkrahur dhunën.

Qori: Askush nuk e përkrah dhunën.

Demalia: Ju të gjithë po prisni.

Qori: Më ke parë mua të organizohem?

Ore, Rama do të ikë një ditë, po vendit a e dini çfarë i keni bërë?

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.