Paketa fiskale? Batuta e Hoxhës: Rama po vret lopën qe e mban me qumësht

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, ka komentuar paketën e re fiskale të qeverisë.
Duke bërë batutë, Hoxha tha se, me paketën e re fiskale, qeveria po vret lopën që i jep qumësht.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Kjo paketë që ka bërë ai mjeshtri po vret lopën që e mban me qumësht. I thashë një prodhuesi vezësh: “Po ta ul 6% taksën ky?” “Po mirë”, më tha, “po produktet që unë marr nga importi, m’i ka ulur gjë taksat ky mua? Më ka favorizuar mua ky?”
Shehaj: Në një shtet normal, kjo nuk do të ishte problem për atë. Por në këtë vendin tonë…
Hoxha: Tjetra. Po i ke vënë re që reklamuesi më i madh sot në mediat kombëtare është një prodhues vezësh?
Rakipi: Kush i prodhon?
Hoxha: Më thirr në një emision tjetër.




