E martë, 27 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Paketa fiskale? Tomorri: Nuk i dihet babai, pabesi ndaj biznesit

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të Ylli Rakipit, ka folur për paketën e re fiskale.

Tomorri tha se kjo paketë ishte pabesia më e madhe që i është bërë biznesit. Sipas tij, në takimin me përfaqësuesit e biznesit, ministri i Financave u kishte prezantuar një tjetër paketë fiskale, në të cilën nuk bëhej fjalë për rritje taksash.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Paketa e re fiskale konsiderohet si goditje ndaj biznesit?

Reklamë

Tomorri: Pse pabesi? Është hera e parë që ka ndodhur në Shqipëri që taksat të rriten fshehurazi. Ka një Këshill Tatimor ku qeveria prezanton ndryshimet tatimore. Është një organ këshillues ku ka anëtarë nga biznesi dhe anëtarë të qeverisë, të cilët diskutojnë për taksat e reja.

Para tri ditësh u bë mbledhja me Këshillin Tatimor dhe komunitetit të biznesit iu shpërnda një paketë e rreme fiskale, ku nuk parashikohej asnjë rritje taksash. Ministri i Financave ka thënë se nuk do të ketë asnjë ndryshim, vetëm disa ndryshime të vogla.

Mbrëmë, në orën 10 të darkës, nga Ministria e Financave është shpërndarë me email paketa e re fiskale. Aty në email shpjegohej se kishim bërë disa ndryshime. Paketa ishte kthyer përmbys. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo.

Të rriten taksat në këtë formë, që qeveria t’i thotë biznesit se nuk ka rritje taksash dhe në fund të prezantojë një paketë me rritje taksash, është e paprecedentë.

Këtë paketë nuk e ka bërë Ministria e Financave, nuk i dihet se kush e ka bërë. Kjo ka ardhur nga Kryeministria, sepse kemi një qeveri ku ministri i Financave nuk bën politikë fiskale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.