E martë, 27 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Do të kemi më shumë informalitet…”, Shehaj zbulon  tek “Të Paekspozuarit” pasojat e paketës fiskale

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka kritikuar në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus paketën e re fiskale, duke deklaruar se rritja e taksave nuk do të sjellë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, por do të nxisë informalitetin dhe rritjen e çmimeve.

Sipas Shehajt, bizneset që kanë lidhje politike me pushtetin nuk preken nga këto masa, ndërsa barra fiskale rëndon mbi sipërmarrësit e tjerë.

Reklamë

Ai u shpreh se rritja e taksave do të ketë efekt të kundërt nga ai që synon qeveria, duke përfunduar me më shumë informalitet dhe çmime më të larta për qytetarët.

“Rama është i vetmi kryeministër që mburret me buxhetin e shtetit. Që do të thotë se janë rritur taksat. Një pjesë e mirë e këtyre parave, e dimë shumë mirë ku shkojnë. Është i lumtur, sepse ai do të marrë paratë e tij. Kush ka lidhje politike nuk preket nga kjo gjë. Taksat për këta që janë pranë pushtetit nuk vlejnë. Nuk do të rrisë të ardhurat. Do të rrisë informalitetin. Nuk ka tregtarë që merren vetëm me një produkt. Nëse i rrit taksën e fitimit dhe TVSH-në për produktet e tjera, ku shkojnë këto? Më shumë taksa, më shumë informalitet dhe çmime më të larta”, tha Shehaj në Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.