Kosova
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë.
“Rreth orës 18:00 në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri”, ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës.
Reklamë
Sipas saj, “i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë”.
“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm””, shtoi Krasniqi
Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




