E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, arrestohen pas 5 muajsh dy autorët e dyshuar

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, duke arrestuar në Greqi dy shtetas të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Në pranga kanë rënë përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, Lulëzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, i dyshuar për përfshirje në konfliktin që parapriu ngjarjen.

Reklamë

Sipas policisë, 37-vjeçari dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, pistoletë, 66-vjeçarin në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta mes disa personave.

Për Tabakun, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.

Reklamë

Ndërsa për 40-vjeçarin Çela, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas autoriteteve, ai përdorte identitet të rremë për të qëndruar në ishullin e Korfuzit.

Policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet greke për përfundimin e procedurave të ekstradimit të dy të ndaluarve drejt Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.