“Grijeni sallatën e urrejtjes”, Rama i përgjigjet opozitës: Së shpejti miratojmë buxhetin historik që kalon pragun e 10 miliardë eurove

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën lidhur me reagimet për paketën fiskale të bërë publike ditën e sotme.
Në reagimin e tij, Rama thekson me ironi se opozita le të vijojë të ngrohë sallatën e urrejtjes, ndërkohë që mazhoranca së shpejti do të thotë fjalën e saj me miratimin e parë të buxhetit që kalon pragun e 10 miliardë eurove.
Rama thekson po ashtu se së shpejti do të bëhet edhe prezantimi i paketës më ambicioze për rishpërndarjen e rritjes ekonomike.
Reagimi i Ramës:
Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike🇦🇱👊🦅🇪🇺




