Harry Kane fitoi “Topin e Artë”, të ftuarit komentojnë në “Takohemi n’Vizion”

Harry Kane është fituesi i “Topit të Artë” 2026, çmimit më prestigjioz individual në futboll, duke kurorëzuar një sezon të rëndësishëm në karrierën e tij.
Anglezi gjithashtu u shpall edhe sulmuesi më i mirë për vitin 2026, në ceremoninë që u zhvillua në Londër.
Për gazetarin sportiv Mantho Prokopi ky çmim ishte i merituar.
“Harry Kene i ka plotësuar të gjitha kriteret. Ka qenë më i miri. Në këtë rast nuk fitoj emri, por merita. Emër më shumë këtë sezon kishte Mbappe. I ka dhënë Bayer Munchen 3 herë fitoren. Më parë, Topin e Artë nuk e ka fituar merita e plotë. Harry Kane ishte lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas. Mbappe ishte një nga lojtarët e mirë. Edhe Yamal ishte mirë, por jo hero i Spanjës. Ai la pas edhe teoritë për ndërhyrje nga jashtë”, tha Prokopi në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën.
I të njëjtit mendim ishte edhe trajneri i futbollit Arli Dylçe.
“Topin e Artë do e quaja si qershia mbi tortë për lojtarët. Rasti i Harry Key më duket si mesi në 2012. Ken ka shënuar 73 gola, ndërsa mesi 91 gola në sezon. Është lojtari i parë anglez që fiton Topin e Artë dhe lojtari i parë i Bayer-n”, tha ai.
Modelja Sara Deliu tha: “Jam e lumtur që e ka fituar Harry Ken. Ka qenë më i përfoluri”.




