Yamal, Mbappé apo Harry Kane? Modelja zbulon futbollistin që do të zgjidhte për partner
Modelja Sara Deliu ka zbuluar se cilin futbollist të famshëm do të zgjidhte si partner, nëse do t’i jepej mundësia.
E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, në një intervistë me moderatoren Fjodora Fjorën, ajo u vu përballë një zgjedhjeje mes tre yjeve të futbollit botëror: Lamine Yamal, Kylian Mbappé dhe Harry Kane.
Edhe pse fillimisht u shpreh se fama dhe profesioni nuk kanë shumë rëndësi për të, në fund modelja, mes të treve zgjodhi Kylian Mbappé si të preferuarin.
Pjesë nga intervista:
Fjodora Fjora: E sheh të ardhmen tënde me një futbollist drejt Topit të Artë?
Sara Deliu: Nuk i dihet kurrë. Nuk kam preferencë. Nuk më ndikon shumë fakti se çfarë profesioni ka.
Fjodora Fjora: Nuk ke qejf të jetë një futbollist i dashuri yt?
Sara Deliu: Edhe pse jo. Mua më shumë më pëlqen të më respektojë, të më dojë, të ketë sinqeritet. Gjërat e tjera janë të mirëpritura.
Fjodora Fjora: Sikur të ishte i famshëm dhe futbollist?
Sara Deliu: Pse jo, pse jo!
Fjodora Fjora: Yamal, Mbappé apo Harry Kane, kë do të zgjidhje nëse do të të jepej rasti për partner?
Sara Deliu: Shiko, për mua nuk është se ka shumë rëndësi pjesa e famës, por, siç e thashë edhe në fillim, nuk e di…
Fjodora Fjora: Je e sigurt që s’e di?
Sara Deliu: Valla, s’po e di. Ata të tre janë shumë të bukur, kanë shumë famë të tre, janë futbollistë shumë të mirë, ama s’di… Okej, kisha thënë Mbappé-n.
Fjodora Fjora: E dija! Edhe unë kisha thënë Mbappé.
/vizionplus.tv




