Tragjedi! Humb jetën punëtori në Pejë, e zë poshtë ashensori (EMRI)

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht këtë të martë në vendin e punës, në fshatin Dubravë të Istogut, në Kosovë.
Viktima është identifikuar si Xhemë Kadriu, nga fshati Kopiliq i Skënderajt, i cili dyshohet se është zënë nga një ashensor gjatë punës në një ndërtesë.
Pas incidentit, punëtori është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete.
Rastin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka bërë të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 08:40 dhe se njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndërkohë, Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë. /vizionplus.tv




