E martë, 27 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Qendra e mirëmbajtjes së raketave Patriot do të ngrihet në Poloni

Një qendër mirëmbajtjeje e kompanisë Lockheed Martin, e cila prodhon raketat interceptuese Patriot, do të krijohet në Poloni. Lajmi u bë i ditur sot nga zëvendësministrja polake e Mbrojtjes, Magdalena Sobkowiak-Czarnecka.

Luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme kanë pakësuar rezervat e raketave kundërajrore interceptuese dhe kanë shkaktuar vonesa në furnizim. Për këtë arsye, vendet po kërkojnë mundësi për mirëmbajtjen dhe prodhimin e tyre në vende më pranë zonave ku nevojiten.

Reklamë

Kryeministri polak, Donald Tusk, e njoftoi lajmin përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në platformën X. Sipas Sobkowiak-Czarnecka, kjo qendër do të jetë e vetmja jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Katër vende konkurronin për të pritur këtë investim në Evropë: përveç Polonisë, edhe Gjermania, Holanda dhe Norvegjia. Kjo arritje nuk ishte e garantuar”, shkroi Sobkowiak-Czarnecka në X.

Reklamë

Më vonë, ajo u tha gazetarëve se vlera e investimit arrin në 1 miliard zloty, ose rreth 253,41 milionë dollarë, dhe se do të nevojiten afërsisht 12 muaj që qendra të vihet në funksion.

Krijimi i qendrës në Evropë do të mundësojë mirëmbajtjen më të shpejtë të raketave Patriot, ndryshe nga më parë, kur ato duhej të dërgoheshin në Shtetet e Bashkuara për t’u riparuar dhe mirëmbajtur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.