E martë, 27 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vrasja e Arlinda Zekajt, Anita Muçaj reagon ashpër: Avokatja të zbulojë kush fshihet pas mbiemrit Haradinaj

Anita Muçaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga avokatja Adelina Hoxha të bëjë publik identitetin e personit me mbiemrin Haradinaj, i cili, sipas deklarimeve të saj, është përmendur në kontekstin e kërcënimeve nga i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Përmes një postimi në Facebook, Muçaj ka shprehur dhimbjen për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se ajo ishte një grua dhe nënë që kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet shtetërore, por pa arritur të merrte ndihmën e nevojshme.

Reklamë

Reagimi i Anita Muçajt:

Si anëtare e familjes Haradinaj, bashkëndjej dhimbjen e madhe nga vrasja makabre dhe shokuese e një nëne dhe një gruaje që kërkonte mbrojtje shtetërore, të ndjerës Arlinda Zekaj. Shpresojmë që ai që ka kryer këtë krim mizor të marrë dënimin e merituar për këtë krim ndaj një qenieje të shtypur e të pafuqishme, që kërkonte drejtësi në çdo derë, por pa efekt.

Reklamë

Nuk është hera e parë që njerëz të ndryshëm, keqbërës të ndryshëm, kriminelë të ndryshëm, keqpërdorin emrin “Haradinaj” për të frikësuar dhe kërcënuar individë e për ta përdorur këtë emër si mburojë për krimet e tyre.

Kërkoj nga avokatja Adelina Hoxha që konkretisht të deklarojë publikisht dhe pranë organeve hetimore se kush është me emër ai Haradinaj, në emër të të cilit apo të cilëve ka kërcënuar vrasësi i Arlinda Zekajt, e jo ta turbullojë ujin me një fjalë të tillë të ndjeshme, pasi mbiemrin Haradinaj e kam edhe unë, edhe fëmijët e mi, edhe qindra anëtarë të familjes Haradinaj. Ky është një mbiemër që përfaqëson sakrificën dhe dashurinë për atdhe, respektin ndaj shtetit dhe ligjit, e jo strehë horrash e kriminelësh.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.