E martë, 27 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Makina përplas qëllimisht një grup personash në Gjermani, 4 të lënduar, disa në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në landin e Saksonisë së Poshtme, pranë Hannoverit në Gjermani, ku një automjet përplasi qëllimisht një grup njerëzish, duke plagosur të paktën katër persona.

Sipas raportimeve, disa prej të plagosurve kanë marrë lëndime të rënda, por asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën. Të lënduarit u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklamë

Pas përplasjes, personat e dyshuar braktisën automjetin dhe u larguan në këmbë. Numri i tyre ende nuk është përcaktuar, ndërsa kërkimet e para të policisë për gjetjen e tyre nuk dhanë rezultat.

Një zëdhënëse e policisë deklaroi se rrethanat e ngjarjes dhe roli i personave të përfshirë janë ende pjesë e hetimeve.

Reklamë

Sipas të dhënave paraprake, hetuesit dyshojnë se personat e përfshirë njiheshin me njëri-tjetrin dhe se grupi i njerëzve mund të jetë përzgjedhur qëllimisht si objektiv, e jo në mënyrë rastësore.

Policia qëlloi drejt makinës për ta ndaluar

Për të ndaluar makinën, policët qëlluan me armë zjarri drejt saj. Megjithatë, personat e dyshuar arritën të largoheshin përpara se të kapeshin.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe të urgjencës mjekësore. Zona u sigurua nga efektivë, ndërsa në operacion u angazhuan edhe një helikopter dhe një qen policie.

Për disa orë, vendi i ngjarjes u mbajt i bllokuar për të mundësuar mbledhjen e provave dhe gjurmëve.

Përveç personave të plagosur, nga incidenti u dëmtuan edhe disa automjete të tjera.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës vijojnë, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.