Apeli i Dhomës Amerikane: Gjeni zgjidhje, po cenohet biznesi

Teksa protestat e dhunshme vijojnë, kryeministri Edi Rama prezantoi paketën që do të mbështesë 100% biznesin e vogël, por edhe 70% biznesin e madh.
Por pavarësisht kësaj nisme, Dhoma Amerikane e Tregtisë apelon për gjetjen e një zgjidhje të kësaj situate, që po cenon çdo ditë e më shumë biznesin dhe jetën ekonomike të vendit.
“Ne marrin të dhëna në mënyrë të përditshme. Faturat janë në dhjetra milionë lekë.
Bizneset kanë qenë objekt sulmi dhe ka qenë shumë i vështirë për tu mbrojtur. Biznesi paguan taksa dhe duhet të ketë mbarvajtje. Këtë e garanton shteti. Rendi publik nuk mund të sigurohet nga biznesi. Biznesi ka masat e veta, por ky është risk i madh dhe shkon përtej kompetencave.
Na duhet një konsultim publik efektiv që zëri i biznesit të dëgjohet.
Ekonomia që të zhvillohet dhe të ecë para duhet të jetë e parashikueshme. Paparashikueshmëriua është problem. Palët të ulen dhe të ndikojnë për zgjidhje afatgjata. Prandaj Dhoma në qëndrimin e vet ka realizuar qëndrimet kryesore si korrupsioni, konkurrenca e pandershme etj. Po u adresuan keto, do kemi ekonomi të mire”, tha drejtori i Dhomës Amerikane të Tregtisë Neritan Mullaj për Vizion Plus.




