E diel, 25 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

“Të rinjtë kanë humbur shpresën”, pedagogu: 90% e tyre duan të ikin nga Shqipëria, edhe ata që janë në punë

Mbështetja e qeverisë për të subvencionuar 50% të qerasë mujore për studentët nuk është e mjaftueshme. I këtij mendimi ka qenë pedagogu Evarist Beqiri.

Në studion e E-Zone në Vizion Plus me Rajmonda Lajthia, ai tha se shpresa tek të rinjtë ka humbur dhe se shumica prej tyre sot duan të largohen nga vendi.

Reklamë

“Studentët kërkojnë gjëra më minimale. Fëmijët kërkojnë shpresë sepse në sytë e tyre ka vetëm dëshpërim.

Këtu në Shqipëri, edhe ata studentë që janë me punë të mirë, kur i pyet që a duan të largohen nga vendit, 90% ngrejnë dorën. Nuk shohin shpresë. Mund të ulësh qerat, por a ja u rikthen dot shpresën dhe besimin tek institucioni?”, tha pedagogu në E-Zone.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.