Subscribe

Ekipi mjekësor në shërbimin e kirurgjise vaskulare të QSUT-së, me në krye dr. Sokol Xhepen dëshmoi në një operacion të arterieve që ushqejnë trurin, lehtësirat që ofron një teknologji e re joinvazive e cila lidhet me monitorimin e oksigjenimit të trurit.

“Duke patur parasysh se kishim 246 pacientë për vitin 2023, këtë vit presim të paktën 300, pasi kjo është një patologji që paraqet rritje rastesh por problem mbetet vetëm diagnostikimi. Kjo teknikë lehtëson në tërësi procesin e monitorimit gjatë ndërhyrjes duke i dhënë më shumë siguri pacientit”, tha Sikol Xhepa, shef shërbimi i kirurgjisë vaskulare.

Në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Shqiptare të Anestezi-Reanimacionit, u nënvizua rëndësia e kësaj teknologjie të re dhe integrim në punën e përditshëme ta stafeve mjekësore.

“Është një teknologji e re qe ne duam ta fusim rutinë në QSUT pikërisht për të minimizuar rriskun e komplikacioneve cerebrale, infarkteve ose problemeve të ndryshme cerebrale gjatë ndërhyrjes. Në ditet e sotme i kthen operacionet e kirurgjisë vaskukare në operacione me rrisk operator të ulët”, tha Saimir Kuçi, president i shoqatës shqiptare të anestezi-reanimacionit.

Mjekët vërejnë se kjo teknikë lehtëson edhe ndërhyrjet në shërbimin e kirurgjisë kardiake./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *