E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 28 minuta më parë
Vendi

Spartak Çela kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec, arrestohen bashkëpunëtorët që e ndihmuan të arratisej

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar dy bashkëpunëtorët e Spartak Çelës, i akuzuar për ngjarjen e një ditë më pare ne fshatin Buzaishtë të Pogradecit.

Te dy bashkëpunëtorët e arrestuar, Aleks Hyko dhe Bardhosh Hyko, sipas policisë kanë ndihmuar Çelën me një mjet për largimin e tij nga vendi i ngjarjes.

Policia gjithashtu ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur me shoferin e një grupi task force ardhur nga Tirana për kontroll të familjeve me ndihmë ekonomike në fshatrat e njësisë administrative Velcan të Bashkisë së Pogradecit.

Sipas policisë, 39-vjeçari Spartak Çela person në kërkim prej dy ditësh për një ngjarje të mëparshme nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shtetasit V.I 54 vjeç ti dorëzojë dy celularet dhe orën e dorës, gjë e cila nuk është pranuar nga drejtuesi i mjetit të Task Forcës.

Reklamë

Policia është vënë në kërkim të 39 vjecarit Çela por deri tani nuk ka arritur ta vendosë në pranga.

Çela prej dy vitesh fshihet në zonën e Velcanit pasi kërkohet nga policia si i akuzuar për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë