Subscribe

Nga Ervin Sina

Tirana hodhi një tjetër hap të madh drejt fitimit të titullit kampion në volejboll për meshkuj.

Bardheblutë mundën Partizanin 3 me 2 pas më shumë se 2 orë e gjysmë lojë në ndeshjen e dytë të serisë së finaleve, duke shkuar tanimë në rezultatin e përgjithshëm 2 me 0.

Partizani që e luajti si pritës këtë duel në pallatin e sportit në Farkë u përpoq shumë në setin e parë, por u dorëzua në fund pasi bardheblutë fituan 25 me 23 pas më shumë se gjysmë ore lojë.

Sidoqoftë të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri treguan forcë karakteri duke ekuilibruar ndeshjen, pasi fituan setin e dytë 25 me 21. Jo vetëm kaq por të zotët e shtëpisë përmbysën gjithçka në favorin e tyre, duke e mundur Tiranën edhe në setin e tretë, madje edhe më lehtë 25 me 18.

Mirëpo ekipi i Tiranës i drejtuar nga Arben Sako tregoi se është gjallë në setin e katërt, duke e dominuar atë e duke e fituar 25 me 16, rezultat që e çoi derbin në setin final, set që u fitua nga bardheblutë pas një beteje të fortë sportive. Finalja e tretë në derbin e kryeqytetit do të luhet në 2 prill sërish në Farkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *