FAMILJA E MADHE

Transmetimi: Nga e hena ne te premte | 19:45

Ritransmetimi: E hene, e merkure, e enjte | 13:10 / E marte dhe e premte | 12:20

 

Skenari: Raci Sasmaz (Raxhë Shashmaz), Bahadir Ozdener(Bahadër Ozdener)

Hëzër Çakërrbejliu (Oktay Kaynarca/ Oktaj Kajnarxha) është një njeri i fuqishëm dhe i pasur që futet në botën e jashtëligjshme pasi vëllai i tij i madh vritet. Ai betohet se do të ngrejë krye ndaj drejtësisë dhe fillon të prodhojë armë për kreun e mafies. Ai është një njeri i besueshëm dhe njihet për besnikërinë e tij. Nuk e tradhton kurrë vendin e tij dhe njerëzit me të cilët bashkëpunon.

Edhe qeveria ia njeh karakterin. Qeveria mendon se nuk ka kandidat më të mirë se ai për t’i kryer aktivitetet ilegale. Kjo për arsye se udhëheqësi aktual i mafies, Ynalli (Tarik Unluoglu/Tarëk Ynlyoullu, vazhdon t’u shesë armë armiqve të Turqisë, pa i interesuar e ardhmja e vendit. Prandaj, qeveria thërret Hëzërin dhe i ofron atij mundësinë për t’u bërë më i madhi. Qeveria do të shkatërrojë udhëheqësin aktual të mafies, Hëzëri do të bëhet kreu i ri i saj dhe në këmbim, Hëzëri do të jetë besnik ndaj vendit të tij dhe do të ndalë shitjen e armëve ndaj armiqve të Turqisë.

Hëzëri e gjen veten në një udhëkryq: ai nuk do t’i tradhtojë njerëzit me të cilët punon dhe në të njëjtën kohë, do të mbrojë familjen e tij. Megjithëse përfundimisht Hëzëri vendos të mos bashkëpunojë me qeverinë, ai e gjen veten në një situatë të vështirë, për shkak të skemave të liderit aktual të mafies.

Ndërkohë, Hëzëri ka disa probleme me gruan e tij Merjemin (Deniz Çakir /Deniz Çakërr), e cila është një grua shumë e fortë. Edhe pse Merjemi e di se Hëzëri ka një lidhje, ajo përpiqet të jetojë me këtë fakt për hir të fëmijëve dhe të familjes. Megjithatë, ajo nuk mund ta pranojë faktin se Hëzëri do të ketë një fëmijë nga e dashura e tij Nazllëja (Mujde Uzman/Myzhde Uzman). Merjemi thotë se mund të durojë mungesën e respektit të Hëzërit ndaj saj, por ajo nuk mund të tolerojë mungesën e respektit të Hëzërit ndaj fëmijëve të saj. Prandaj, ajo do të bëjë gjithçka për të parandaluar lindjen e fëmijës së Nazllësë dhe do t’i tregojë fuqinë e saj familjeve të tjera në botën e mafies.