Daniel Afedoaei, Donatel Dodaj dhe Gentjan Dodaj
Daniel Afedoaei, Donatel Dodaj dhe Gentjan Dodaj

Një bandë droge që mbante nën vëzhgim një kontejnet me drogë, ishte vetë nën vëzhgim nga policia britanike.

Sapo ata bënë lëvizjen e radhës për të aksesuar drogën me vlerë mbi 4 milionë euro, ata u kapën.

Të premten tre të arrestuarit, 2 me origjinë shqiptare dhe 1 rumun, u dënuan me burg.

Donatel Dodaj, 22 vjeç, u dënua me nëntë vjet.

Daniel Afedoaei, 30 vjeç, me origjinë rumune, u dënua me nëntë vjet e gjysmë, ndërsa Gentjan Dodaj, 39 vjeç, u dënua me nëntë vjet burg.

Detektivi Gavin Curran i Byrosë Kombëtare të Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda (GNDOCB) i tha Gjykatës Penale të Qarkut Cork se detektivët e kishin nën vëzhgim treshen që nga koha kur u zhvendosën në Cork në fillim të gushtit 2023 për të mbledhur drogën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *